Merkatoja e Vllaznise mund te regjistroje nje tjeter goditje te rendesishme. Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj duket shume prane akordit me drejtuesit kuqeblu dhe kjo mund te ndodhe ne 2-3 ditet ne vazhdim.

21 vjeçari eshte kthyer sot nga jashte Shqiperise ku ka qene per disa dite pushime dhe eshte vene menjehere ne kerkim te nje skuadre te re. Ofertat nuk i mungojne, por per te e rendesishme eshte te gjeje nje ekip qe t’i garantoje aktivizim.

Ky ekip me shume sesa Vllaznia nuk mundet te jete askush per momentin. Ajo nuk ka asnje sulmues te mirefillte ne dispozicion qe i garanton gola me shume sesa Hebaj.

Nga ana tjeter, ky lojtar e njeh mjaft mire skuadren dhe ambjentin sepse ka dale prej aty dhe nje rikthim pas dy sezonesh, do te ishte nje hap pozitiv per te.

Kujtojme se Hebaj pasi luajti sezonin e kaluar si i huazuar me Partizanin, ne rradhet e te cilit u shpall kampion, u rikthye me pas ne Slloveni tek Domzhale qe kishte kartonin e tij por pas bisedimeve te kryera, u ra dakord qe kontrata te nderpritej.

Kesisoj brenda pak ditesh pritet qe ky lojtar t’i thote “po” Vllaznise dhe te hedhe firme ne kontrate megjithate eshte kohe merkatoje dhe pa u zyrtarizuar nuk mund te thuhet me saktesi qe Rubin Hebaj do te vishet kuqeblu.
wwww.shkodrasport.com