Vllaznia e ka nisur mbare edicionin e sivjetem te Liges se Kampioneve. Ajo ka fituar mesditen e djeshme 3-1 ndaj irlandezeve te Wexford dhe perveç golave te shenuar nga amerikanet Dauzat dhe Doyle, nuk mund te mungonte pa lene gjurmen e vet edhe e zakonshmja- Megi Doçi.

Ne minuten e 42-te ajo ka shfrytezuar nje dalje nga porta te portieres irlandeze dhe me nje goditje te forte, ashtu siç di ajo, e ka derguar topin direkt ne rrjete.

Ne videon e meposhtme, eshte pikerisht ky momenti i golit. Siç do ta shikoni, pak para golit, Megi eshte tek vija anesore e fushes, aty ku po flet me trajnerin Leka qe duket se i ka thene diçka.

Me siguri duke pare vendosjen e gabuar te portieres kundershtare ne shume momente, e ka keshilluar ate te gjuante dhe Doçi e ka bere pa humbur kohe. Vetem 2-3 sekonda me vone, nje nga shoqet e ekipit rikuperon nje top ne mesfushe dhe golashenuesja me e mire ne bote per vitin e kaluar, e ka çuar topin direkt ne porte.

Nje gol qe i dha Vllaznise qetesine e duhur per te shkuar drejt fitores se pare ne edicionin e sivjetem te “Uefa Women’s Champions League”.
www.shkodrasport.com