Perpos Vllaznise se madhe, edhe ajo e 21 vjeçareve ka triumfuar ndaj Tiranes ne ndeshjen e rradhes per kampionat, madje ne shifra edhe me te thella.

Kuqeblute e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani kane fituar me rezultatin 4-1 ndaj bardhebluve ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Skender Halili” te kryeqytetit.

Ne fakt ka qene Tirana ajo qe ka kaluar e para ne avantazh me ane te Bashajt ne minuten e 56-te, por pak minuta me vone do te vinte goli i barazimit per Vllaznine shenuar nga sulmuesi Joald Ivziku.

Kaq do te mjaftonte dhe ne fushe do te ishte vetem Vllaznia U21. Goli i dyte do te shenohej nga Rigers Xhahysa ne minuten e 71-te, ndersa me pas do te vinin edhe golat e dy lojtareve qe sterviten me ekipin e pare.

I treti ka per autor Mehdi Çoben ndersa i katerti dhe i fundit Eraldo Deden. Perfundimisht 4-1 dhe Vllaznia U21 merr nje tjeter fitore dhe kryeson me merite renditjen e kampionatit me 19 pike pas shtate javesh te luajtura./SHKODRA-SPORT.COM/