Vllaznia dhe Ibar Rozhaje do te ndeshen ne nje takim shtese per te percaktuar renditjen perfundimtare te Liges Ballkanike ne prag te nisjes se “Finale Four”.

Keto dy ekipe do të takohen në Shkodër me 18 mars për të vendosur se cili ekip do të jetë i treti dhe cili do të jetë i katërt.

Për momentin ata të dy kanë 4 fitore dhe 6 humbje dhe kjo është arsyeja pse u ra dakord që ata do të duhet të takohen edhe një herë për të përcaktuar renditjen përfundimtare dhe kështu edhe çiftet gjysmëfinale të garës.

Vendi i katert do te ndeshet ne gjysmefinale me bullgaret e Akademic Bultex qe eshte renditur e para, nderkohe qe skuadra e cila do te renditet e treta do te ndeshet me Pejen.

Kjo e fundit, ka fituar edhe te treten per zhvillimin e ndeshjeve te “Final Four” nga datat 31 mars deri me 1 prill. Megjithate drejtuesit e Liges Ballkanike kane bere te ditur se do të ndjekin të gjitha udhëzimet që do të vijnë nga secili vend, federatë ose FIBA në lidhje me ngjarjet sportive për shkak të situatës së koronavirusit.

Ne kete menyre, ndonese eshte caktuara data 18 mars per luajtjen e ndeshjes Vllaznia- Ibar ne Shkoder, kjo ende nuk dihet nese do te realizohet apo jo ngaqe siç dihet, ne Shqiperi eshte ndaluar zhvillimi i te gjitha aktiviteteve sportive.
www.shkodrasport.com