Vllaznia ka luajtur sot miqesoren me Drenicen te cilen e fitoi me rezultatin 2-1, fale golave te Dunges (ne fakt topi eshte devijuar drejt rrjetes nga Gurishta, por goli i eshte shkruar sulmuesit) si dhe Imeri.

Per kete ndeshje, trajneriç ka aktivizuar te 19 futbollistet qe ka patur me vete ne Kamez nderkohe qe ne Shkoder kishin qendruar disa prej titullareve te cilet kane zhvilluar stervitje individuale.

Titullaret qe jane lene pushim per miqesoren e sotme kane qene portieri Zogoviç, e me rradhe mbrojtesi, Adili, mesfushorin Krymi dhe sulmuesit Victor Da Silva e Dilaver.

Sakaq formacioni i kesaj ndeshjeje me Drenicen ka qene ky: Qarri, Gurishta, Lekaj, Imami, Ramadani, Kruja, Marku, A.Hoxhaj, Isaevski, Imeri dhe Dunga.

Ne pjesen e dyte nderkohe jane aktivizuar edhe Shehi, Isufi, N. Hoxhaj, Jonuzi, U.Hoxha, Deda, Çoba dhe Sidorenco./SHKODRA-SPORT.COM/