Një ngjarje e dhimbshme për sportin shkodran. Një nga tifozët e njohur të Vllaznisë, pikërisht Nuh Shabani, është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare. Ditën e djeshme njerëzit e tij të afërt i kanë dhënë lamtumirën ndërkohë që edhe sporti shkodran ka humbur një person të veçantë.

Një nga më të zjarrtit dhe që nuk është shkëputur për asnjë moment per gati 70 vjet ka qene pikerisht Nuh Shabani. Një tifoz i cili ka patur më për zemër lojërat me dorë dhe kryesisht basketbollin.

Ai ka qene i pranishëm në çdo ndeshje që zhvillohej në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, me të njëjtin pasion, me të njëjtën dëshirë deri ne muajt e pare te ketij viti kur u vendos te nderpriteshin kampionatet.

Kryesisht, pasioni i tij ka qene eshte i fokusuar tek basketbolli dhe nuk ka lene asnje ndeshje pa pare, nderkohe qe nuk ka munguar edhe ne takimet e volejbollit.

Pak vite më parë në një ceremoni të zhvilluar me rastin e shpalljes së “10 sportistëve më të mirë”, Sporklub Vllaznia e nderoi atë me një Mirënjohje të veçantë, bashkë edhe me Pjerin Ndojën, një tjetër tifoz veteran.

Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Shabani per humbjen e njeriut te saj te dashur nderkohe qe edhe sporti shkodran ka humbur nje tifoz te rralle. I perjetshem qofte kujtimi i tij!