Fitorja me Flamurtarin, më shumë sesa vlerën e tre pikëve, ka patur tjetër rëndësi për Vllazninë. Jo vetëm që ka hequr njëherë e mirë dyshimet për një rënie të mundshme nga kategoria ose më mirë të themi për të kaluar në fazën e play out-it, por sepse ka ndalur Flamurtarin dhe duke shfrytëzuar edhe ndalesën e Kastriotit në Fier, kjo javë ka qenë e tëra për shkodranët.Kuqeblutë janë plotësisht në lojë për vendin e katërt. Jo se me të kanë sërish gjë të sigurtë për një vend në Kupat e Europës por sepse në rast fitoreje të kampionatit prej Skënderbeut ose Tiranës dhe po ashtu fitorja e Kupës së Shqipërisë nga njëra prej tyre, do t’i hapte vendit të katërt mundësinë për të qenë në Europa League. Kjo do ishte vërtetë një ëndërr e bukur megjithatë mund të bëhet realitet.
Kalendari i Vllaznisë është shumë më i favorshëm se i Kastriotit dhe Flamurtarit. Shkodranët mund të marrin krejt lehtësisht 13 pikë në këto shtatë javë që kanë mbetur deri në fund. Dy skuadrat e tjera kanë një kalendar më të vështirë dhe prandaj skuadra e trajnerit Vata duhet të tentojë deri në fund për të mbledhur sa më shumë pikë. Më poshtë po japim renditjen aktuale të këtyre tre skuadrave dhe njëkohësisht edhe kalendarin e tytre në shtatë javët e mbetura deri në fund.
www.shkodrasport.com
Renditja aktuale:
………
4.Kastrioti 31 pikë
5.Flamurtari 30 pikë
6.Vllaznia 27 pikë
Java 20
Pogradeci- Vllaznia
Flamurtari- Bylis
Kastrioti- Skënderbeu
Java 21
Bylis- Vllaznia
Apolonia- Flamurtari
Tomori- Kastrioti
Java 22
Vllaznia- Apolonia
Flamurtari- Skënderbeu
Kastrioti- Dinamo
Java 23
Skënderbeu- Vllaznia
Tomori- Flamurtari
Shkumbini- Kastrioti
Java 24
Vllaznia- Tomori
Flamurtari- Dinamo
Kastrioti- Laçi
Java 25
Dinamo- Vllaznia
Flamurtari- Laçi
Kamza- Kastrioti
Java 26
Vllaznia- Shkumbini
Flamurtari- Laçi
Kastrioti- Teuta









