Vllaznia fitoi në Gjirokastër dhe tashmë është afruar me vendin e shtatë që mbahet nga Bylisi, por problemet tek kuqeblutë nuk mungojnë, sidomos nga largimet e lojtarëve.

Ashtu si në Gjirokastër edhe në ndeshjen e radhës në transfertën e Korçës, kuqeblutë do të kenë mungesa dhe nga sa bëhet e ditur, skuadra kuqeblu nuk do të letë thuajse tërë mbrojtjen.

Me Ramadanin e dëmtuar që dihet, por nuk do të jetë edhe Malota që u ndëshkua me të kuqe në Gjirokastër. Pa thënë se në këtë sfidë nuk do të jetë edhe Gligorov.

Rikthehet Ardit Krymi, e megjithatë, ajo që bie në sy është se në Shkodër, në këto sfida mjaft vendimtare, trajnerit Dedja i kanë dal probleme siodmos me largimet e shumta, ku edhe Hygor ka lënë një “grope” të madhe në mesfushën kuqeblu, që në stol ka shumë të rinj nga skuadra U-19./vipsport/