Kategoria Superiore do të rikthehet të premte me dy duele. Flamurtari do të presë Bylis në orën 17:45, ndërsa në orën 20:45 në “Air Albania” do të luhet derbi mes Partizanit dhe Tiranës.

Bardheblutë janë në luftë për titullin kampion, ndërsa ndeshja derbi është edhe prestigj për të dyja skuadrat.

Të shtunën do të luhen tre duelet e tjera. Në orën 17:45 luhet Laçi – Luftëtari, ndërsa java e 33 do të mbyllet me dy duele të tjera në orën 20:45.

Kukësi do të presë Teutën në “Elbasan Arena”, kurse Skënderbeu do të luaje me Vllazninë në Korçë.

Kategoria Superiore – java 33

E premte, 10/07/2020

Flamurtari – Bylis 17:45

Partizani – Tirana 20:45

E shtunë, 11/07/2020

Laçi – Luftëtari 17:45

Kukësi – Teuta 20:45

Skënderbeu – Vllaznia 20:45