Sfida e shumepritur e Champions League ofrohet gjithnje e me shume dhe ne kampin shkodran shtohet edhe me shume ankthi.

Pergatitjet per kete takim thuajse kane marre fund tashme dhe ekipi eshte grumbulluar ne nje nga hotelet ne periferi te qytetit.

Por nga ana tjeter, paraditen e sotme, ekipi ka kryer testimet per virusin covid-19. UEFA aplikon rregulla strikte ne kete drejtim ne situaten qe eshte krijuar dhe nje nga detyrat e lena prej saj jane edhe testimet.

Per te bere testimet, nga Tirana ka mberritur personeli mjekesor i nje klinike te liçensuar nga UEFA i cili ka marre edhe tamponet nga 55 persona.

Te gjitha vajzat e ekipit, stafi teknik dhe ai mjekesor, por edhe personali i stadiumit “Loro Boriçi” ku do te luhet ndeshja, kane kryer edhe ato testimet dhe neser pritet marrja e pergjigjeve.

Kuptohet qe te gjithe shpresojne qe te pakten futbollistet te dalin negativ sepse ndryshe pasojat tek skuadra do te ishin te medha ne prag te kesaj ndeshje te rendesishme.

Gjendja shendetesore e tyre duket shume e mire dhe asnjera nuk ka shfaqur as me te voglin problem dhe per kete arsye, pritet qe ato te rezultojne te paprekura nga covid-19.

Ndeshja Vllaznia- ALG Spor Kulubu e vlefshme per turin e pare te Champions League te Europes, do te luhet te marten ne oren 14.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe ekipi shkodran synon fitoren e kualifikimin per ne turin e dyte./SHKODRA-SPORT.COM/