Vllaznia e femrave do te luaje mbremjen e se premtes te fundit ndeshje te saj ne shtepi, te vlefshme per fazen e grupeve te “UEFA Women’s Champions League” teksa perballe saj do te jete Çelsi i Londres.
Nderkohe vete drejtuesit e klubit permes nje njoftimi te saposhperndare ne faqen zyrtare, bejne te ditur se ashtu si dhe javen e kaluar ndaj PSG, edhe kete here hyrja e tifozeve ne stadiumin “Loro Boriçi” do te jete falas. Si rrjedhoje, ata u kane bere thirrje atyre per ta mbeshtetur skuadren ne kete sfide te rendesishme. Ja njoftimi i shperndare:
NJOFTIM
Klubi i Futbollit të Femrave Vllaznia bën të ditur se për ndeshjen e rradhës të vlefshme për grupin A të “UEFA ëomens’ Champions League” kundër Paris Saint Germain që do luhet ditën e enjte në orën 18.45, hyrja e tifozëve në stadiumin “Loro Boriçi” do të jetë falas.
Fillimisht, do të hapet vetëm tribuna qendrore e stadiumit dhe nëse është e nevojshme pastaj do të hapen edhe tribunat e tjera. Ftojmë të gjithë tifozët shkodranë për të na mbështetur në këtë ndeshje shumë të rëndësishme të këtij kompeticioni europian.
Forca Vllaznia!
Eja edhe TI!