Sfida Vllaznia- Lushnja nuk konsiderohet e një vështirësie të madhe dhe për këtë arsye, Sektori i Gjykimit pranë FSHF-së ka vendosur t’ia besojë një arbitri të ri drejtimin e saj.

Ndoshta mund të duket e palogjikshme sepse shkodranët e vlerësojnë si një sfidë delikare megjithatë është edhe një mundësi e mirë për arbitrat e rinj për të treguar vlerat e tyre.

Ndeshja që do të nisë në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi” do të arbitrohet nga Orlando Kuka nga kryeqyteti.

Ndërkohë, ndihmësi të tij do të jenë tiranasi Denis Rexha dhe gjirokatriti Proletar Puto.

Arbitër i katërt do të jetë vlonjati Klajdi Kola ndërsa vëzhgues i tyre Fiqiri Haxhiraj nga Tirana.

Sakaq, delegat i FSHF-së ëstë caktuar Besnik Çela. Tek Vllaznia shpresojnë shumë që të mos kenë probleme me arbitrimin sepse në dy ndeshjet e fundit të saj, ato me Kukësin dhe Skënderbeun janë ndëshkuar prej tij.
© shkodrasport.com