E kishte deklaruar nje dite me pare menaxheri i lojtarit, nderkohe sot ka ardhur edhe konfirmimi nga vete klubi shkodran per mbylljen e bashkepunimit.

Mesfushori malazez Milos Kaleziç nuk do te jete me pjese e Vllaznise. Ndonese kontrata e tij kishte nje opsion per zgjatjen e saj deri ne fund te vitit, palet mesa duket kane rene dakord per te mos vazhduar me tej.

Kjo ngaqe lojtari ndoshta nuk ka permbushur pritshmerite e stafit teknik te kuqebluve sepse ne shume prej ndeshjeve ai ka qene ne stolin e rezervave.

Megjithate Kaleziç ka dhene edhe ai kontributin e tij si ne fitimin e Kupes se Shqiperise per sezonin e kaluar, ashtu edhe ne paraqitjen dinjitoze te ekipit ne Kupat e Europes. Per kete arsye, klubi shkodran nuk ka ngurruar t’i thote Faleminderit per kontributin e dhene.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Milos Kaleziç. KF Vllaznia e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë për skuadrën tonë gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar si dhe në fitimin e trofeut të Kupës së Shqipërisë, e po ashtu edhe në ndeshjet e Kupave të Europës dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme.

Faleminderit Milos Kaleziç!

Thank you Milos Kaleziç!”- shkruhet ne njoftimin e klubit shkodran