Mes dilemave nese i takon Asamblese emerimi i Keshillit Mbikeqyres apo jo, organi me i larte i shoqerise aksionere KF Vllaznia sh.a, nga sot ka anetare te rinj te ketij Keshilli.

Pas nje votimi qe la shume per te deshiruar ne fakt, ne fund kane dale edhe emrat fitues. Pese me te votuarit kane qene Myzafer Bushi, Hysen Zmijani, Agron Okaj, Gledis Çeliku dhe Fatjon Nurja te cilet kesisoj do te jene edhe anetaret me te rinj te Keshillit Mbikeqyres te Vllaznise.

Ajo qe le per te deshiruar edhe ne kete votim eshte lenia jashte e nje emri si Fatmir Paçrami apo dhe ai i ish- arbitrit dhe biznesmenit te njohur Mhill Shkembi. Pa permendur ketu edhe pedagoget dhe ish- sportistet e njohur Genc Barkiçi, Arbana Bekteshi, Nora Deda apo dhe Dorian Tafa.

Por nga ana tjeter, ka dileme te madhe nese Keshilli i ri Mbikeqyres do te jete zyrtar apo jo. Kjo ngaqe me ligjin e ri te pushtetit lokal, anetaret e tij i emeron Kryetari i Bashkise.

Per kete arsye, nuk perjashtohet mundesia qe kjo çeshtje te perfundoje ne Gjykate pasi kryebashkiakja Ademi ne fakt e ka bere emerimin e Keshillit te ri Mbikeqyres te Vllaznise. Ne kete menyre, nese sot u zgjidh nje problem i madh per klubin shkodran, ai i financave, te shpresojme qe tani e tutje te mos kemi problem administrativ.