Vllaznia do te luaje neser ne oren 14.00 ne Pogradec ndaj skuadres vendase ndeshjen e pare te turit te dyte te Kupes se Shqiperise.

Ne kampin shkodran e kane vleresuar maksimalisht kete sfide sepse duan t’i paraprijne ndonje te papriture te pakendshme siç ndodhi ne turin e pare ne perballjen me Laberine.

Por nderkohe, stafi teknik nuk do te kete te gatshem per kete takim tre futbolliste dhe pikerisht Latifin, Diagne dhe Jonuzin qe kane shfaqur probleme shendetesore.

Ata pritet te mos udhetojne me ekipin drejt Pogradecit, ndersa pjesa tjeter po. Tashme mbetet per t’u pare se cilet lojtare do te hedhe ne fushe trajneri Brdariç.

Vllaznia eshte fituese ne fuqi e Kupes se Shqiperise dhe sigurisht qe do te synoje te shkoje sa me larg edhe kete sezon ne kompeticionin e dyte me te rendesishem te futbollit shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/