Vllaznia po mendon më shumë për finalen se sa për sfidën që do të zhvillojë, e fundit e këtij sezoni ajo me Erzenin e Shijakut, e cila mund të luhet në “Loro Boriçi” duke qenë se përkon edhe me rikthimin zyrtarisht të kuqebluve në elitën e futbollit shqiptar.

Por, duket se në Shkodër do të ketë largime sapo të mbarojë lozni. Rumuni Ignat zor se mund të qendrojë më, po ashtu edhe Valdo Zeqaj, një lojtar titullar dhe nga më në formë,këtë sezon.

Madje, duke qenë se ka qenë një zgjedhje e ish-trajnerit Hasan Lika dhe me ndryshimet që pritet të ndodhin në klubin shkodran, e sheh veten më shumë larg se sa afër. Një tjetër lojtar që me shumë gjasa pritet të “divorcohet” është nigeriani Eziamaka, i cili shumë pak është aktivizuar duke mos u pëlqyer nga stafet kuqeblu.

Zgjedhjet lokale janë ato që do të zbardhin shumë dilema në lidhje me të ardhmen e skuadrës së Vllaznisë në Superiore, ku tema më e nxehtë është ajo e privatizimit./vipsport/