Vllaznia e femrave e ka lene pas eliminin ne Champions League dhe i eshte rikthyer kampionatit duke marre fitoren e rradhes.

Ajo ka luajtur sot ne Korçe ndaj Skenderbeut dhe ka fituar me rezultatin e thelle 6-0. Trajneri Parmeza kishte lene pushim disa prej lojtareve titullareve, megjithate ekipi kuqeblu nuk e ka patur serish te veshtire te fitoje.

Rezultati eshte zhbllokuar qe ne minuten e trete kur futbollistja Gjergji qe ka shenuar golin e pare nderkohe qe ne minutat e fundit te pjeses se pare ka qene e zakonshmja Doçi qe ka dyfishuar shifrat.

Kjo futbolliste do te shenonte edhe dy gola te tjere ne pjesen e dyte e po kaq do te shenonte edhe futbollistja Gjini dhe ne kete menyre e gjithe ndeshja eshte mbyllur me shifrat e thella 6-0.

Vllaznia udheheq renditjen me pike te plota 9 pas javes se trete te kampionatit, por po me kaq pike jane edhe Apolonia e Tirana AS, skuadra me te cilat do te ndeshet ne javet e ardhshme./SHKODRA-SPORT.COM/