Ishte shpresa e madhe per sulmin e Vllaznise por gjerat nuk kane shkuar ashtu si duhet. Sulmuesi maqedonas Marko Simonovski nuk do te jete pjese e Vllaznise ne sezonin e ri.

Ai kishte mberritur ne Shkoder pasditen e djeshme me shpresen se do te mbyllte marreveshjen me drejtuesit e klubit por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu.

Nga sa behet e ditur, ndonese oferta e Vllaznise ka qene shume e mire, Simonovski ka pretenduar me shume dhe per kete arsye, ka vendosur te kthehet andej nga kishte ardhur.

Ne kete menyre, kuqebluve u duhet te futen serish ne merkato, megjithate tashme duket se nuk do te nguten. Siç eshte bere e ditur merkatoja tashme eshte shtyre deri me 2 tetor.

Deri atehere, drejtuesit do te intensifikojen levizjet e tyre por nderkohe do te shohin edhe gjendjen aktuale te sulmuesve qe kane ne dispozicion. Nese sulmi funksionon me ta, mund edhe te mos nguten per te shpenzuar per gjetjen e nje lojtari tjeter.

Megjithate, deri tani ajo qe mund te thuhet eshte se Marko Simonovski nuk do te jete pjese e Vllaznise ne sezonin e ri. Sulmuesi maqedonas po sheh mundesine per gjetur ekip tjeter qe t’i plotesoje kerkesat financiare.
www.shkodrasport.com