Ishte planifikuar te luhej neser ne “Niko Dovana” por miqesorja Vllaznia- Teuta do te luhet ne te njejten ore dhe ne te njejten dite ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.
Ka qene klubi shkodran qe e ka njoftuar kete gje pak minuta me pare permes faqes se tij zyrtare.
Nga sa behet e ditur, arsyeja e ketij spostimi ka qene fakti qe durrsaket kane dashur ta ruajne stadiumin e tyre dhe kane propozuar qe ndeshja te luhej ne stadiumin e Shijakut.
Por drejtuesit e Vllaznise kane qene kunder kesaj ideje dhe per kete aryse kane insistuar qe miqesorja te luhej te pakten ne stadiumin “Loro Boriçi” ku terreni i mire i tij do t’u jape mundesine futbollisteve te te dy ekipeve te shprehin vlerat e tyre me te mira.
Prandaj dhe tashme çdo gje eshte e konfirmuar. Ndeshja Vllaznia- Teuta do te luhet ne Shkoder pasditen e neserme dhe do te transmetohet nga RTSH Sport.
www.shkodraspor.com