Vllaznia në futboll për femra është njohur me kundërshtarin e grupeve të Champions League. Më parë është hedhur shorti, ku vajzat shkodrane kanë njohur skuadrën me të cilën do të përballen.
Një triumf në këtë fazë do të thotë pjesëmarrja në grupe për vajzat kuqeblu.
Goglat kanë përcaktuar si kundërshtar të Vllaznisë ekipin e Vorskla Kharkiv 2. Ndeshja e pare do te luhet ne fushen e kesaj te fundit ne date 20 ose 21 shtator, por perderisa UEFA nuk lejon ndeshje ne Ukriane per shkak te situates atje, me shume mundesi do luhet ne Poloni.
E kthimit nderkohe do te luhet me date 28 ose 19 shtator ne stadiumin “Loro Boriçi” ku dhe do te percaktohet skuadra qe do te shkoje ne grupe.
Në letër skuadra shkodrane është favorite për të shkuar më tej duke arritur në këtë mënyrë një sukses të jashtëzakonshëm. Por, dy takimet do të vendosin verdiktin përfundimtar të kësaj sfide.