Vllaznia ne basketboll per femra ka arritur te marre nje fitore shume te rendesishme ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur pasditen e sotme ne “Qazim Dervishi” ndaj Tiranes.

Vajzat shkodrane kane zhvilluar nje ndeshje shume te mire duke e kontrolluar lojen nga fillimi e deri ne fund teksa kane triumfuar me rezultatin 76-63.

Vetem perioda e pare eshte shoqeruar me njefare rivaliteti teksa vajzat bardheblu te udhehequra nga Verri, kane shfaqur deshiren per ta fituar ndeshjen por kjo periode eshte mbyllur me shifrat 20-19.

Ne te dyten nderkohe epersia e Vllaznise ka ardhur duke u rritur dhe ajo eshte mbyllur me shifrat 20-16. Kesisoj ekipet kane shkuar ne pushim me nje diference prej 5 pikesh ne favor te vendaseve.

Perioda e trete sjell nje thellim te epersise se tyre dhe ajo mbyllet 21-15 dhe Vllaznia kesisoj ecen e sigurte drejt fitores se ndeshjes qe mbyllet me shifrat 76-63.

Vllaznia dhe Tirana ne kete menyre pas kesaj jave barazohen me pike dhe ndajne me njera- tjetren vendin e trete dhe te katert te renditjes.

www.shkodrasport.com