Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLVllaznia në basketboll për meshkuj mundet edhe në Kamëz

Vllaznia në basketboll për meshkuj mundet edhe në Kamëz

Pavarësisht deklaratave të trajnerit Gjeçaj se Vllaznia do të kishte objektiv fitoren e dy ndeshjeve të fundit të këtij viti, kjo gjë nuk ka ndodhur. Kuqeblutë janë mundur që në të parën të cilën në fakt e bënin fakt të kryer se do ta fitonin. Bëhet fjalë për ndeshjen me ekipin e Kamzës, e zhvilluar pasditen e së premtes në Kamëz. Skuadra e trajnerit Adem Muhametaj ka arritur të fitojë të parën ndeshje ndaj njërit prej ekipeve pretendente, pikërisht ndaj Vllaznisë me rezultatin 76 me 53.

Padyshim që nuk pritej një gjë  e tillë nga basketbollistët shkodranë të cilët kanë bërë një paraqitje të dobët, sidomos në dy periodat e fundit. E para është mbyllur në shifrat 22 me 17 për Kamzën e cila ka fituar edhe të dytën 20 me 18 dhe kësisoj dy ekipet kanë shkuar në pushimin e ndeshjes me një diferencë prej shtatë pikësh në favor të vendasve. U mendua se gjërat do të ndryshonin në vazhdim të ndeshjes por jo. Kamza Basket ka fituar edhe periodën e tretë 16 me 10 e po ashtu edhe të katërtën, madje me rezultat më të thellë 18 me 8 dhe kësisoj të gjithë ndeshjen me një diferencë prej 23 pikësh. Natyrisht që kjo humbje i ndërlikon disi pozitat e ekipit shkodran i cili është brenda objektivit për të qenë në mes katër ekipeve më të mira të kampionatit por me këtë humbje rrezikon të shkojë pikërisht në vendin e katërt, vend ky që do ta ndeshte me Tiranën në gjysmëfinale dhe këtë gjë nuk e dëshiron. Megjithatë, kampionati ka ende shumë ndeshje për t’u zhvilluar deri para plej-ofit dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë deri atëherë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments