Lufta e Sirisë vazhdon të flijojë shumë shqiptarë. Viktima e radhës është nga Shkupi. Ai quhet Adem Kamberi dhe ka qenë boksier. Lajmin e vrasjes së Kamberit, e ka lajmëruar në rrjetet sociale, trajneri i klubit të boksit “Shkupi”, Naser Haruni. Kjo është lista me emrat e 40 shqiptarëve të vrarë në frontet e luftës në Siri dhe Irak:  Muhamet Koprova (22) nga Mitrovica, Atdhe Deva nga Peja, Pajtim Ulluri (22) nga Lipljani, Naman Demolli nga Prishtina.

F. S. nga Prishtina, Valon Musliu nga fshati Tushille (Skenderajt) H. Dema nga Kaçaniku, Musë Ahmeti, Hetem Sinan Dema dhe Qani Mujaku nga Kaçaniku. Po ashtu në muajin prill të këtij viti është raportuar se janë vrarë dy shqiptarë nga Feriza. Viktima e fundit në Siri ishte dje e kosovarit (Luksemburgu) Ebu Sofjani, Ebu Samiri nga Mitrovica, Ebu Ubajde, Ebu Jusufi-Zeqir Qorraj, Abdurrahman, Liridon Sadiku, Ebu Sara – Sinan Muji, shkruan expres.