Diten e djeshme sulmuesi brazilian Kaina ka luajtur ne formacionin e Kastriotit duke dhene kontributin e tij ne fitoren 2-0 ndaj ekipit te Kastriotit.

Ai nuk gjeti shume hapesira tek kuqeblute ne gjysmen e pare te sezonit dhe si rrjedhoje, mesohet se drejtuesit e Vllaznise kane menduar qe me mire per te do te ishte huazimi deri ne fund te sezonit, ngaqe ai ka kontrate edhe nje sezon tjeter me ta.

Nje gje e tille e kane bere te ditur permes faqes zyrtare ku shkruajne:

KF Vllaznia bën të ditur se me kërkesë të KF Kastrioti, por edhe me dëshirën e vetë lojtarit, ka rënë dakord për ta huazuar futbollistin Kaina Nunes tek skuadra krutane deri në fund të sezonit 2021-2022.

Ne shpresojmë që ai të ketë më shumë hapësira aktivizimi tek kjo skuadër, ndërkohë që në fund të sezonit do të rikthehet sërish në klubin tonë sepse kemi edhe një vit tjetër kontratë me të. Suksese Kaina në aventurën tënde të re!