HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia nuk arriti të fitojë titullin kampion as këtë vit, reagon kryebashkiaku...

Vllaznia nuk arriti të fitojë titullin kampion as këtë vit, reagon kryebashkiaku Beci

Vllaznia nuk ia doli mbreme te fitonte ndaj Egnatias dhe ndonese ndeshja u mbyll ne barazim 0-0, sipas rregullores se FSHF-se ne finale shkuan rrogozhinasit. Kjo padyshim qe ka merzitur se tepermi te gjithe shkodranet te cilet shpresuan qe sivjet erdhi momenti per te shkuar drejt titullit kampion.

Ne tribunen e “Air Albania” ka qene i pranishem per te mbeshtetur skuadren kuqeblu edhe kryebashkiaku i Shkodres Benet Beci. Kuptohet qe edhe ai nuk e ka pritur mire mosrealizimin e deshires te te gjithe shkodranev, megjithate ka gjetur vend edhe per “ngushellim”.

Permes nje statusi te postuar pak minuta me pare ne faqen e tij, numri 1 i kryeqendres se Veriut, shpreson shume tek paraqitjet dinjitoze ne Europe dhe pastaj per te pretenduar serish sezonin e ardhshem per titullin kampion.

“Me shpresën për një paraqitje dinjitoze në garat europiane e me dëshirën e madhe për një sezon të ardhshëm ,me suksesin e një rezultati të munguar prej kohësh e të dëshiruar prej të gjithëve…gjithmonë me Vllazninë”- shkruan kryebashkiaku Beci ne postimin e tij./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments