Staf i ri, rregulla te reja. Vllaznia e basketbollit qe me ardhjen ne krye te saj te presidentit Alban Xhaferi eshte duke u munduar te krijoje nje profil krejt ndryshe te funksionuarit si skuader, ndonese momentet nuk jane te pershtatshme sa i takon ecurise ne ndeshjet zyrtare.

Ne nga risite qe stafi i ri ka sjelle dhe qe mund te jete edhe nje risi ne sportin shqiptar e promovuar nga Klubi i Basketbollit Vllaznia, eshte ajo e kontrollit te te gjithe parametrave fizike dhe shendetesore.

Nje kerkese ne fakt e detyrueshme edhe nga ligji mbi sportin dhe per kete arsye, kuqeblute e koshit jane paraqitur ne Kliniken “Dragusha” per te kontrolluar parametrat e tyre fizike dhe shendetesor.

Testet kane rezultuar te kenaqshme dhe tashme pritet qe rendimenti i tyre te jete maksimal ne sherbim te permbushjes se objektivave sportive.

Vllaznia siç dihet pasditen e sotme do te luaje ndeshjen e pare zyrtare per kete vit, ate ndaj Teutes, e vlefshme per Kupen e Shqiperise.