Ka filluar faza e dytë e kampionatit kombëtar të volejbollit për femra. Vllaznia ka luajtur mesditën e sotme në Tiranë me ekipin e Studentit dhe ndonëse në transfertë, ajo ka arritur të fitojë. Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ka qenë 3-2 për vajzat shkodrane. Ata e kanë nisur takimin duke e fituar setin e parë në shifrat 25-13. Edhe në të dytin epërsia e tyre ka vazhduar dhe këtë herë rezultati i fiksuar ka qenë edhe më i thellë, 25-11. Kur duket se ndeshja do të përfundonte me fitoren e pastër të Vllaznisë, nuk do ndodhë kështu. Ajo lëshon në lojë dhe për rrjedhojë Studenti e fiton setin e tretë me diferencë të madhe 25-9.

Në të katërtin ka rivalitet por sërish do fitojë Studenti 25-21 duke barazuar kësisoj setet në 2-2. Në finale, është Vllaznia që “zgjohet”. E orientuar mirë në fushë nga kapitenia Ana Gjelaj, skuadra edhe nën drejtimin profesional të trajneres Sadije Gogaj arrin të fitojë 15-11 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-2. Kësisoj përsëritet i njëjti rezultat që u pat fiksuar në fazën e parë në Shkodër ku pat fituar Studenti. Vllaznia “merr hak” sot në Tiranë. Me fitoren e sotme, skuadra shkodrane pretendon të zërë vendin e shtatë në renditje që mbahet pikërisht nga Studenti.
www.shkodrasport.com