Vllaznia në futboll për femra e ka fituar ndeshjen e parë të turit final të Kupës së Shqipërisë me rezultatin e thellë 12-1 ndaj ekipit të Kinostudios. Ndeshja është luajtur pasditen e së martës në Kamzës dhe është dominuar në të gjitha drejtimet nga vajzat shkodrane. Autore të golave kanë qenë Xhenetë Kastrati 3 gola, Govori 2, Doç 2, Jashari 2, Fitore Kastrati 2 dhe Berisha e Baro nga një gol.

Trajneri I këtij ekipi Selami Pepaj për gazeten shprehet shumë I kënaqur jo vetëm me fitoren e thellë të arritur por edhe me lojën e zhvilluar ndaj ketij kundershtari qe ishte nisur per te prishur pune por e pesoi keq nga skuadra shkodrane. Të shtunën nderkohe në orën 13.00 në Kamëz do të luhet ndeshja e fundit, ajo me Kukësin që do të përcaktojë edhe ekipin fitues të Kupës së Shqipërisë për këtë sezon. Trajneri Pepaj është I bindur se edhe kjo ndeshje do të fitohet prej ekipit të tij sepse kualitetet qe ai ka ne perberje te tij, puna e bere dhe mbi te gjitha investimi i presidentit Matija, jane shume here me te medha se ato te kundershtarit.
Ekipi shkodran është shumë afër fitimit edhe të titullit kampion dhe në këtë mënyrë edhe me Kupën e Shqipërisë kërkon të fitojë të gjitha trofetë që Federata jep për futbollin e femrave.

© shkodrasport.com