Ndeshja e sotme në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Kamza Basket e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është mbyllur me rezultatin 92-80 në favor të kryeqytetaseve. Ata e kanë dominuar vazhdimisht lojën që nga perioda e parë e ndeshjes të cilën e kanë fituar 26-21. Në të dytën, gabimet e basketbollisteve të Vllaznisë u shtuan dhe ato shënuan vetëm 12 pikë ndaj 19 të mikeve. Ndërkohë Vllaznia e drejtuar nga trajneri Rajmond Rasha e kanë humbur edhe periodën e tretë në shifrat 18-25 ndërsa vetëm të katërtën ata kanë dalë fituese duke arritur shifrat 29-20 megjithatë Kamza Basket ka fituar krejt takimin me rezultatin 92-80. Kjo humbje nuk është se i ka shkaktuar ndonjë problem Vllaznisë që vazhdon të mbajë vendin e pestë në renditje ndërkohë që Kamza Basket sigurisht që do jetë në play- off. Për t’u përmendur është fakti se nën drejtimin e kësaj të fundit, prej dy javësh nuk është më trajneri shkodran Zenel Vekshari.

shkodrasport.com