HomeBASKETBOLLVllaznia për meshkuj kalon në finale të Kupës së Shqipërisë

Vllaznia për meshkuj kalon në finale të Kupës së Shqipërisë

Vllaznia në basketboll për meshkuj është kualifikuar për në finale të Kupës së Shqipërisë. Pasditen e djeshme, ajo ka mundur në ndeshjen në gjysmëfinale  ekipin e Teutës me rezultatin 88-78. Ka qenë një fitore e merituar e basketbollistëve shkodranë të cilët në këtë mënyrë kanë siguruar daljen në finale të këtij kompeticioni. Ajo që të bën përshtypje është se në rradhët e ekipit shkodran në këtë ndeshje ka luajtur edhe një basketbollist maqedonas. Bëhet fjalë për Jovan Markovski I cili ka qenë edhe shënuesi më I mirë me 21 pikë në takimin ndaj Teutës.

Ai është përforcimi më I fundit I Vllaznisë pas malazezit Nikolla Kovaç të ardhur pak ditë më parë. Këto dy përforcime tregojnë qartë për objektivat e kësaj skuadre në sezonin e ri për të mos dalë pa trofe. Në ndeshjen ndaj Teutës, vetëm në periodën e parë kanë dominuar durrsakët që kanë fituar 19 me 12 ndërsa në tre të tjerat ka qenë Vllaznia që ka thënë fjalën e saj duke I fituar ato. E dyta ka përfunduar 30 me 12 dhe e treta 24 me 21. Ndonëse në të katërtën ka fituar Teuta 26 me 22, kjo nuk ka prishur shumë punë sepse shkodranët e kishin ruajtur avantazhin e krijuar dhe në fund e mbyllën takimin me 10 pikë epërsi, 88 me 78. Me këtë fitore, basketbollistët e Vllaznisë kanë fituar të drejtën për të dalë në finale të këtij kompeticioni, finale që do ta luajnë ndaj Kamza Basket ditën e nesërme ne oren 18.00. Natyrisht që edhe ndaj kësaj skuadre do kërkohet fitorja për të merituar në këtë mënyrë Kupën e Shqipërisë për këtë sezon.

www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments