Ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka luajtur dje pasdite në Durrës ndaj Teutës vendase dhe është mundur më shifrat 60-73. Ka qenë një takim jo shumë i mirë për skuadrën e trajnerit Bledar Gjeçaj e cila e nisi në fakt mirë atë duke fituar periodën e parë me rezultatin 19-18. Kjo epërsi e kësaj periode dha përshtypjen se gjërat do shkonin mirë për shkodranët pavarësisht se periodën e dytë u mundën 15-19 nga durrsakët. Rivaliteti në fushë u prish vetëm në periodën e tretë kur durrsakët e udhëhoqën vazhdimisht atë dhe e fituan në shifrat 24-10. Me këtë diferencë të krijuar sigurisht që u vendosën edhe fatet e ndeshjes pavarësisht se në periodën e katërt Vllaznia fitoi 17-13 por kjo epërsi e vogël e kësaj periode nuk mjaftoi për t’i dhënë fitoren asaj. Me këtë humbje, shkodranët kanë rrezikuar disi vendin e tretë në renditje ngaqë tashmë janë me pikë të barabarta nga 18 me Flamurtarin e vendit të katërt veçse me një avantazh në takimet direkte, çka e bën më të favorizuar vllazninë për të qenë ajo në vendin e tretë para se të ndeshet me Kamza Basket në gjysmëfinalet e play off-it.

www.shkodrasport.com