Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia plot me 'halle' para Teutës, Sedloski me mbrojtje të 'arnuar'

Vllaznia plot me ‘halle’ para Teutës, Sedloski me mbrojtje të ‘arnuar’

Vllaznia pret Teutën në “Loro Boriçi” ditën e mëkurë duke nisur që nga ora 15:30. Një sfidë ku në Shkodër janë të “dënuar” vetëm për 3 pikët, në të kundër rrezikojnë shumë në arritjen e objektivit Europë.

Për këtë sfidë kuqeblutë kanë plot “halle”. Goce Sedlovski është i detyruar të bëjë ndryshime në formacion, kryesisht në mbrojtje. Për shkak të mungesave, maqedonasi do të duhet të “arnojë” këtë repart.

Sikur të mos mjaftonin mungesat e Erdenis Gurishtës dhe Geralb Smajlit, të cilët kanë mbyllur sezonit, por u është shtuar edhe Marko Juric. Ky i fundit është i pezulluar dhe nuk do të mund të llogaritet ndaj durrsakëve.

Problem për Sedlovskin mbetet krahu i djathë, pasi alternativa e vetme është Asid Kruja, teksa qendra e mbrojtjes do të mbulohet nga Shehi-Bulatovic./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments