Vllaznia pret Teutën në “Loro Boriçi” ditën e mëkurë duke nisur që nga ora 15:30. Një sfidë ku në Shkodër janë të “dënuar” vetëm për 3 pikët, në të kundër rrezikojnë shumë në arritjen e objektivit Europë.

Për këtë sfidë kuqeblutë kanë plot “halle”. Goce Sedlovski është i detyruar të bëjë ndryshime në formacion, kryesisht në mbrojtje. Për shkak të mungesave, maqedonasi do të duhet të “arnojë” këtë repart.

Sikur të mos mjaftonin mungesat e Erdenis Gurishtës dhe Geralb Smajlit, të cilët kanë mbyllur sezonit, por u është shtuar edhe Marko Juric. Ky i fundit është i pezulluar dhe nuk do të mund të llogaritet ndaj durrsakëve.

Problem për Sedlovskin mbetet krahu i djathë, pasi alternativa e vetme është Asid Kruja, teksa qendra e mbrojtjes do të mbulohet nga Shehi-Bulatovic./newsport/