Vllaznia ka prezantuar pasditen e djeshme perveç sponsorit te ri, edhe uniformat zyrtare per sezonin 2022-23. Nje praktike qe po ndiqet nga klubi shkodran i cili mundohet t’i kushtoje sa me shume rendesi edhe marketingut dhe mbase mund te jete shembull per t’u marre ne kete drejtim.

Para mediave kane dale futbollistet Rejan Alivoda me uniformen e pare, ate kuqeblu, Geralb Smajli me uniformen e dyte, ate te bardhen dhe Klejdi Paloka me uniformen e zeze, qe eshte e ndeshjeve te Kupes. Po ashtu, ka dale edhe Kristi Qarri me uniformen e portierit.

Dizajni duket krejtesisht i ri dhe shume i pelqyer nga tifozet qe ne fakt kane qene vete ata qe i kane perzgjedhur permes nje sondazhi te hapur pak kohe me pare ne faqen zyrtare te klubit.

Vete presidenti Xhaferi permes prezantimit te tyre, ka falenderuar edhe faqen KUQ E Blu per dizajnin e bere dhe padyshim qe te gjithe kane merite per kete gje, pavaresisht se ka edhe verejtje per ngjyrat e fanellave ne raste te veçanta.

Por kurrsesi nuk duhet harruar qe Vllaznia deri para pak vitesh ka vuajtur shume per bazen materiale, nderkohe qe tashme jo vetem eshte e bollshme, por edhe cilesore dhe e prodhuar nga nje kompani shkodrane si SUZMAR./SHKODRA-SPORT.COM/