Drejtuesit e klubit shkodran në bashkëpunim me stafin teknik janë duke punuar për sigurimin e një tjetër miqësore në ditët e ardhshme. Ideja është për ta luajtur atë ditën e shtunë. Kjo është deklaruar nga ana e trajnerit Cungu i cili ndërkohë nuk ka bërë publik emrin e ekipit me të cilin mund të ndeshet Vllaznia përderisa ende nuk është mbyllur marrëveshja.

Deri më tani kuqeblutë kanë zhvilluar tre ndeshje miqësore. Kanë barazuar në të parën, atë të luajtur në Laç ndaj skuadrës vendase me rezultatin 1-1. Më pas, kanë fituar 4-0 në Shkodër ndaj Kastriotit ndërkohë që një ditë më parë, mundën Tërbunin 1-0. Mbetet për t’u parë rezultati i miqësores së katërt, gjithnjë nëse do të luhet, e cila do të jetë miqësorja e fundit këtu para se ekipi të niset javën e ardhshme drejt Malit të Zi për zhvillimin atje të fazës më intensive të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik.
Rezultatet e miqësoreve të Vllaznisë:
Laçi- Vllaznia 1-1 (Hasani)
Vllaznia- Kastrioti 4-0 (Atsina, Dupovac, Vecaj, Kruja)
Vllaznia- Tërbuni 1-0 (Atsina)

© shkodrasport.com