Pas humbjes javën e kaluar në Tiranë ndaj Farkës, ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj i është rikthyer fitores në kampionat. Paraditen e së shtunës ajo ka luajtur ndaj Skënderbeut në “Qazim Dervishi” dhe ka fituar 3-1 ndaj tij.

Volejbollistët shkodranë nuk e nisën mirë ndeshjen dhe janë korçarët ata që fituan setin e parë me rezultatin 25-23. Nje goditje kjo per ekipin shkodran qe ndoshta nuk e prishte nje nisje te tille te takimit, megjithate ata do te reagojen.

Fitojne te dytin 25-21 duke barazuar shifrat dhe me pas edhe te tretin 25-20 dhe po ashtu dhe te katertin 25-22 duke fituar edhe krejt ndeshjen mme rezultatin e pergjithshem 3-1.

Kapiteni i Vllaznisë Nikolin Qafarena në një prononcim të dhënë për mediat pas ndeshjes është shprehur se ekipi ka patur oshilacione dhe këto janë normale, megjithatë pretendimet e tij janë për të bërë më shumë në të ardhmen.

Pas javes se shtate te kampionatit, ekipi shkodran ndodhet tashme ne kuoten e 12 pikeve po aq sa edhe Tirana e Studenti, me te cilat ndan vendet 3-4-5 te renditje.

Pas ndeshjes me Skënderbeun, Vllaznia do të përgatitet për sfidën e rradhës, atë që do të luajë në Shijak ndaj një ekipi pretendent siç është Erzeni megjithatë volejbollistët shkodranë do të tentojnë fitoren në këtë takim.