Gjysmefinalja e pare nuk ka dhuruar asgje nga ajo qe pritej dhe Vllaznia e ka humbur lehtesisht me rezultatin 0-3 ate ndaj Partizanit, luajtur pasditen e sotme ne kryeqytet.

Djemte e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja nuk kane treguar asgje ne parket dhe e kane mbyllur ate shume shpejt. Ata kane bere nje ndeshje te dobet duke i humbur lehtesisht te tre setet e saj.

Ne te parin kane shenuar vetem 17 pike, por qe ne fakt ka qene numri me i larte i pikeve te shenuara ne kete takim prej tyre. Kjo pasi ne setin e dyte kane shenuar vetem 16 dhe ne te tretin edhe me pak, 14.

Ne kete menyre, shanset qe Vllaznia te jete ne finalen e kampionatit te ketij sezoni jane zvogeluar, megjithate kane nje mundesi te dyte diten e hene ne oren 18:00 kur do te luajne ne Shkoder ndeshjen e dyte ndaj Partizanit.

Trajneri Kalaja e ka thene se nese volejbollistet e tij shfaqin ne fushe vlerat e veta, atehere mund te mundin çdo kundershtar dhe kete duhet ta tregojne te henen. Per te mbetur serish ne loje./SHKODRA-SPORT.COM/