Pas dy të parëve largohet edhe shkodrani i tretë nga rradhët e Flamurtarit. Çka do të thotë se tashmë në rradhët e kësaj skuadre nuk ka më asnjë futbollist nga ky qytet. Bëhet fjalë për ekipin prishtinas që merr pjesë në Superligën kosovare, atë të Flamurtarit. Pak kohë më parë, kishin shkëputur marëdhëniet me të portieri Ervin Hallunaj dhe mbrojtësi Erbet Hotaj.

I vetmi që mbeti në Kosovë ishte sulmuesi Jurgen Gjini. Por ditën e sotme, GAZETAOLLE.com. Kësisoj, sulmuesi shkodran, Jurgen Gjini me nuk do të jetë më pjesë e klubit kuq e zi.
Kontrata e tij tashmë ka përfunduar dhe pala kosovare nuk dëshiron që ajo të rinovohet. Në fakt edhe vetë lojtari nuk ka dashur të qëndrojë më tepër sepse klubi po kalon një krizë financiare. Kësisoj, Flamurtarit tani i mbetet të kërkojë ndonjë sulmues tjetër gjatë afatit kalimtar të dimrit, pasi edhe ashtu ka pasur mungesë golash në vjeshtë.Ndryshe, Gjini ka dhënë kontribut të konsiderueshëm për Flamurtarin, sidomos edicionin e kaluar kur ekipi u rikthye në Superligë.

Në këtë mënyrë tashmë të katër shkodranët e sezonit të kaluar (bashkë me trajnerin Samuel Nikaj) nuk do të jenë më pjesë e këtij ekipi dhe janë vënë në kërkim të ekipeve të tjera për vazhdimin e karrierës së tyre.

© shkodrasport.com