Paul Pogba zbut zemrën, derisa ia jep fanellën e nënshkruar për të tifozin e tij, si një dhuratë për Krishtlindje. Asi i Manchester Unitedit udhëtoi për në Maqedoni, për të takuar të riun Jane dhe e ka befasuar atë me një fanelë të nënshkruar. Paul Pogba u maskua si Santa Klaus dhe e befasoi një tifoz të ri me një fanellë të nënshkruar të Manchester United, para se ta ftonte atë në Angli për të parë një ndeshje të ‘Djajve të Kuq’, shkruan e përditshmja britanike ‘The Sun”.Ish-lojtari më i shtrenjtë i botës ka udhëtuar në Shkup të Maqedonisë, për të takuar portierin Jane. Francezi postoi në Instagram, ku ai tregonte të riun në një karrige me rrota, duke luajtur futboll me shokët e tij në një shesh lojërash.

Pas ndeshjes, Pogba i dorëzoi Jane një fanellë të nënshkruar të tij dhe fëmija buzëqeshi nga gëzimi dhe i shkëlqente fytyra e tij mori dhuratën.Duke veshur fanellën, ai tha “Faleminderit shumë për fanellën e nënshkruar. Ju jeni një lojtar i mrekullueshëm. Një ditë unë dua të luaj futboll ashtu si ju”.