Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia s' ndalet në merkato. Firmos me një tjetër lojtar

Vllaznia s’ ndalet në merkato. Firmos me një tjetër lojtar

Vllaznia nuk ka nder mend te ndalet ne merkaton e kesaj vere. Klubi shkodran pas firmes me mesfushorin shkodran Uheid Hoxha, mbremjen e sotme ka firmosur me nje tjeter futbollist.

Behet fjale per mesfushorin me tipare sulmuese, Demir Imeri. Lojtari 25 vjeçar qe para dy sezonesh ka qene pjese e Kamzes ne Superlige, tashme do te luaje me Vllaznine.

Klubi shkodran e ka zyrtarizuar pak minuta me pare akordin me kete lojtar permes nje njoftimi ne faqen zyrtare ku shkruan:

“Një tjetër futbollist cilësor është bërë pjesë e KF Vllaznia nga mbrëmja e sotme. Drejtuesit e klubit kanë firmosur me mesfushorin e avancuar Demir Imeri. Pas përvojave me disa ekipe të tjera, Imeri tashmë është vënë nën urdhërat e stafit teknik dhe është një element më shumë në dispozicion të tij.

KF Vllaznia i uron mirëseardhjen këtij lojtari dhe njëkohësisht premton se në ditët në vijim do të ketë të tjera përforcime cilësore për skuadrën tonë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments