Vllaznia e ka nisur në një mënyrë zhgënjyese startin e kampionatit duke humbur sfidën e javës së parë ndaj Erzenit me shifrat 1-0. Ajo që bie më tepër në sy veç mungesave të shumta që kishte ekipi, ishte reagimi i ekipit në fushën e lojës. Bulatoviç dhe Aralica kanë qenë dy nga lojtarët titullar të ekipit kuqeblu.

Pas pësimit të golit në sfidën ndaj shijakasve, ekipi nuk arriti të reagonte ashtu siç pritej. Trajneri Josa u shpreh i shqetësuar pas sfidës, nuk nguroj duke shprehur me nota vlerësuese për kundërshtarin i cili dha shpirtin në fushën e lojës, gjë kjo që nuk u pasqyrua te Vllaznia.

Pritshmëritë për sfidën ndaj Kukësit, në sfidën e vlefshme për javën e dytë, janë shumë të mëdha në Shkodër, pasi që ekipi ka kualitetet për të sjell reagim të menjëhershëm dhe ndaj një kundërshtari të fortë si Kukësi.

Dyshja Bulatoviç dhe Aralica gjenden akoma në fazë rehabilitimi dhe rikthimi në fushën e lojës është akoma në dilemë. Ndeshja ndaj Kukesit eshte planifikuar qe te luhet mbremjen e se dieles ne stadiumin “Loro Boriçi”.