Duket si një “deja vu” ajo që ndodhi në këtë sezon me Vllazninë, vetëm me përjashtimin që në javën e fundit ata arritën të mbijetonin dhe të dërgonin Tiranën në Kategorinë e Parë.

Këtë herë, shkodranët e pësuan vetë dhe nuk arritën të mbijetonin dot mes më të mirëve të futbollit shqiptar, pavarësisht fitores me goleadë në Korçë.

Por ka një paradoks të madh me atë që ka ndodhur në dy sezonet e fundit.

Vllaznia arriti të siguronte 44 pikë në këtë vit, por sërish u rendit e parafundit dhe ra në Kategorinë e Parë.

Një vit më parë kishte 40 pikë dhe arriti të shpëtonte. Madje, nëse do të kishte vjet 44 pikë, do ta shihte veten në vendin e katërt të Superiores.