Vllaznia vazhdon përgatitjet për Supërkupën e Shqipërisë në Ulqin, me skuadrën që vazhdon me dy seanca stërvitore në ditë, teksa do të qëndrojnë 10 ditë. Për përballjen me Tiranën në Superkupë Mirel Jos aka vendosur të “shtrydhë” lojtarët në mënyrë që të jenë sa më shumë gati për klasiken e Shqipërisë.
Teknikun e kuqebluve e kënaq rikthimi i Liridon Latifit, i cili pas disa javëve mungesë do të jetë më në fund gati për të zbritur në fushën e lojës, por nga ana tjetër Josa do të vuajë mungesën e Bulatovic, i cili i ëhstë nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pas një porblemi që ka pasur në kofshë.
Kujtojmë se drejtuesit shkodranë kanë planifikuar edhe disa miqësore në Ulqin, por emrat e kundërshtarëve akoma nuk janë bërë të ditur. Padyshim qe kjo periudhe konsiderohet shume e rendesishme per skuadren dhe prandaj stafi e ka marre shume seriozisht.
Skuadren e presin takime shume te veshtira dhe si rrjedhoje duhet nje pergatitje shume e mire per t’i perballuar me sukses ato. Per kete arsye po shohim mundesine per te zhvilluar nje stervitje sa me te mire gjate ketyre diteve te qendrimit ne Ulqin.