Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia sot për herë të parë në fushë për vitin 2023, këto...

Vllaznia sot për herë të parë në fushë për vitin 2023, këto ditë pritet të sqarojnë situatën e merkatos

Ekipi i Vllaznisë do rikthehet sot në fushën e stërvitjes pas një periudhë 4-5 ditore ku futbollistët kanë qëndruar pushim. Duke shijuar kështu edhe festat e fundvitit e për t’u relaksuar para një ristartimi të kampionatit. Sot futbollistët kuqeblu do jenë nën urdhërat e trajnerit Josa për seancën e parë stërvitore për vitin 2023.

Kjo një stërvitje në kuadër të javës së 16-të të kampionatti, ku shkodranët do rikthehen me një duel direkt për titull. Ku përballë në datën 13 ose 14 janar do jetë Partizanit, ekip që aktualisht kryeson Superioren me 7 pikë më shumë se kuqeblutë. Por seanca e sotme stërvitore dhe rigrumbullimi i ekipit do sqarojë edhe disa situate përsa i përket futbollistëve.

Kësht emra si: Aralica i cili nuk është paraqitur as në seancën e fundit stërvitore të vitit 2022, apo edhe Heric dhe Kaina janë në pikëpyetje nëse do e vijojnë pjesën e ngelur të sezonit me ekipin Shkodran.

Po ashtu pritet të sqarohet edhe situtata për disa nga të rinjtë e ekipit, që mund të kenë huazime në ekipe ku mund të marrin minuta dhe shpalosin vlerat e tyre.

Patjetër vëmendja nuk do jetë vetëm tek largimet, por edhe afrimet. Ku në këto ditë do ketë një panoramë më të qartë të futbollistëve që mund të afrohen në gjirin e shkodranvëe. Këto ditë para rinisjes së kampionatit prite të riformatojnë edhe skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.

Kjo edhe si kërkesë e vetë trajnerit Josa që kërkon që grupin ta ketë gati para ndeshjes me Partizanin dhe skuadra ti mbyllë lëvizjet që në gjysmën e muajit janar.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments