Ne ndeshjen e sotme, ate te Kupes se Shqiperise ndaj Flamutarit ne Vlore (te cilen Vllaznia e fitoi me rezultatin 2-1), eshte rregjistuar “rekordi” i numrit me te madh te futbollisteve shkodrane ne fushen e lojes.

Kjo sepse ne pjesen e dyte ndaj vlonjateve ishin plot 7 futbolliste shkodrane, nderkohe qe nga minuta e pare ne fushe e kane nisur si titullar 6 te tille.

Behet fjale per portierin Qarri, mbrojtesit Fangaj, Gurishta e Hakaj, mesfushorin Krymi dhe sulmuesin Çoba. Por nderkohe fillimin e pjeses se dyte, u largua nga fusha Latifi dhe ne vend te tij ishte shkodrani Smajli qe e çoi ne 7 numrin e shkodraneve.

Edhe pas daljes se Çobes e Krymit, ne fushe kane qene dy shkodrane te tjere, Kruja e Paloka duke bere qe numri 7 i shkodraneve te mos ndryshoje. Ky eshte numri me i madh i tyre ne 22 ndeshjet e deritanishme te ketij sezoni.

Padyshim qe eshte nje tregues i mire se Vllaznia nuk ka vetem “jabanxhinj” dhe ato nuk jane baza e skuadres. Megjithate ne fushe ne fakt secili duhet te jape me te miren, eshte apo jo shkodran./SHKODRA-SPORT.COM/