Klubi i Vllaznia ka bërë ditën e sotme një njoftim në faqen zyrtare, ku ka njoftuar se në kuadër të riorganizimit dhe reformimit, do të ketë një “website” të ri. Kjo faqe e re e klubit, ka disa ditë që është krijuar, por vetëm nga dita e sotme është vënë në funksion dhe do të përditësohet me lajmet më të fundit nga klubi shkodran.

Njoftimi i KF Vllaznia:

Vllaznia me website të ri

Në kuadrin e riorganizimit dhe reformimit, KF Vllaznia tashmë ka edhe një ëebsite të ri. Ai prej disa ditësh tashmë është online dhe kuptohet që do të vijojë të plotësohet gjithnjë e më shumë, por gjithsesi e rëndësishme është që tashmë ai është funksional.

Në të mund të gjeni shumë gjëra, duke filluar nga historia e klubit, struktura aktuale e tij, lajmet e ndryshme që kanë të bëjnë me Vllazninë, skuadrën e parë, Akademinë dhe ekipet e femrave.

Në websitin tonë mund të gjeni edhe foto dhe video të të gjithë aktiviteteve të ekipeve tona, ndërkohë që në të ardhmen na presin edhe shumë risi të tjera si aktivizimi i dyqanit online etj.

Për më shumë na ndiqni në: https://www.vllaznia.al/