Vllaznia e volejbollit te femrave po vijon pergatitjet per kampionatin e ri qe starton ne fundin e muajit shtator dhe nderkohe gjate kesaj periudhe po mundohet te zhvilloje edhe disa ndeshje miqesore, te cilat po i sherbejne stafit teknik per kolaudimin e ekipit.
Pas asaj me Teuten te zhvilluar javen e kaluar, ekipi shkodran do te luaje te shtunen nje tjeter takim miqesore dhe kete here perballe tij do te jete ekipi malazez Moraça.
Drejtuesit e te dy ekipeve kane rene dakord qe ndeshja te luhet ne oren 16.30 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, nderkohe qe ne nje periudhe tjeter do te kete edhe nje ndeshje kthimi ne Mal te Zi.
Per trajneret Lisha e Tafa kjo miqesore do te vleje shume sepse do te jete nje test serioz per skuadren, per te pare me mire edhe ingranimin me te, te tre lojtareve te huaja qe tashme i jane bashkuar Vllaznise.
Anna Knyzeva, Dayra Auramchyk dhe Lyubov Pronina jane volejbollistet qe kane ardhur tashme ne Shkoder dhe pritet t’i japin Vllaznise ate qe i mungonte, eksperiencen per te synuar pas shume e shume vitesh titullin kampion./SHKODRA-SPORT.COM.