Është përcaktuar orari i zhvillimit të ndeshjes së javës së tretë të kampionatit të Superligës në mes Vllaznisë dhe Teutës. Njëkohësisht edhe dita pasi këtë herë shkodranët do provojnë të luajnë edhe të dielën kur në dy ndeshjet e para kanë luajtur të premten dhe të shtunën. Këtë herë do luhet në ditën e fundit të javës dhe njëkohësisht në orën 17.00. Një orar i tillë në fakt nuk është pëlqyer nga tifozët kuqeblu sepse nuk ka ndonjë ndryshim me orarin e zakonshëm që ka qenë 16.00. Nëse është menduar të luhet me drita, sërish kjo nuk është zgjidhje sepse vetëm pak minuta mund të ndizen projektorët. Megjithatë duket se ka qenë kompania që trasmeton ndeshjet e Superligës shqiptare ajo që ka vendosur për këtë gjë teksa Vllaznia- Teuta luhet të dielën ora 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.