Në dy javët e para të kampionatit është lënë pushim nga ana e trajnerit Josa. Kapiteni Vioresin Sinani tashmë rikthehet për t’i shërbyer Vllaznisë dhe nga ndeshja e rradhës me teutën do të jetë në pankinë.

Themi në pankinë sepse me shumë siguri trajneri Josa nuk ka ndër mend të ndryshojë dyshen e sulmit të përbërë nga Sukaj dhe Vajushi. Kapiteni do jetë i gatshëm për çdo rast që të hyjë nga pankina dhe të japë kontributin e tij për skuadrën. E rëndësishme është që ai tashmë është i gatshëm për të luajtur pasi ka mbaruar një periudhë dyjavore stërvitje të veçuar nga ekipi për të kapur formën e duhur ngaqë e ka filluar më vonë stërvitjen se futbollistët e tjerë.