Mesditën e sotme ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar seancën e rradhës stërvitore dhe tashmë thuajse çdo gjë është gati për ndeshjen me Flamurtarin. Kjo e fundit luhet të shtunën në orën 16.00 në Vlorë dhe padyshim që konsiderohet shumë e vështirë megjithatë në kampin shkodran i kanë marrë masat për ta përballuar siç duhet këtë takim. Kuqeblutë do të zhvillojnë edhe një stërvitje nesër paradite dhe më pas do të marrin rrugën drejt Vlorës.

Trajneri Gjoka sigurisht që e ka të qartë mënyrën si do të luajë në këtë takim e po ashtu edhe formacionin. Nuk pritet të ketë ndryshime në të por mbase mund të ketë lëvizje në rreshtim apo vendosje. Megjithatë duhet pritur edhe stërvitja e nesërme për të parë nëse gjërat janë ashtu si duhet apo jo. Pikësynimi padyshim që do të jetë marrja e pikëve në këtë takim por kjo nuk do të jetë e lehtë gjithsesi shkodranët po përgatiten si duhet për këtë takim.

© shkodrasport.com